LIVE/ SHBA-Iran 5 orë të “kyçur” në negociata në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon. Europa ka edhe 3 javë karburant për avionët 11/04 21:12
Bordi Kombëtar Danez i Shëndetit ka njoftuar se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në vend është vënë tërësisht nën kontroll dhe se për këtë shkak të gjitha masat janë hequr.
Në njoftimin e Bordit thuhet se masat e rrepta ndaj COVID-19 që filluan në Danimarkë më 11 mars 2020, duke filluar prej sot janë hequr plotësisht.
Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se në mbarë vendin është arritur një nivel rekord i vaksinimeve dhe se pandemia e COVID-19 plotësisht është vënë nën kontroll.
Në aeroportet dhe avionët ku janë të vlefshme masat ndërkombëtare si dhe testi PCR do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi.
Top Channel