Aurela Hoxha shkëlqen në Festivalin e Filmit në Venecia/ Dukej si sirenë me fustanin me luspa (Fotot)

11/09/2021 22:46

Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha dukej si një sirenë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Bukuroshja, e cila jeton në Spanjë është paraqitur  në natën përmbyllëse të këtij evenimenti madhështor.

Ajo thekson se është e lumtur për rikthimin, gjersa ka ndarë disa fotografi për të gjithë ndjekësit.

Për mbrëmjen e veçantë, Aurela ka zgjedhur një fustan ngjyrë rozë me dekolte të hapur.

“E lumtur që të jem sërish. Festivali i Filmit në Venecia 2021. Përpara tapetit të kuq. Faleminderit”, tha ajo.

Ajo nuk ka hezituar të vejë në pah linjat trupore të cilat janë të mrekullueshme edhe pse pak muaj më parë ka sjellë në jetë djalin.

Modelja konfirmoi për publikun se është bërë nënë për herë të parë në fund të muajit korrik me djalin e ë quajtur Alaron.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA