20 vjet nga sulmet terroriste në SHBA, Rama: Ditë e zezë që goditi Amerikën mu në zemër, do të mbetet në kujtesën e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë

11/09/2021 09:19

Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 20-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Edhe Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh përkujtimor në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Rama shkruan se kjo ditë do të mbetet në kujtesë dhe vetëdijen e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.

11 shtatori, sipas kryeministrit ka hyrë në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, në zemër të saj.

Postimi i plotë:

20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA