Lulzim Basha doli nga selia blu krah Gazment Bardhit dhe Ervin Salianjit teksa ndoqën rrugën më të gjatë për të shkuar në Kuvend.
Por sërish nuk mundi t’i shpëtonte përballjes më ofendime nga për vendimin e largimit të Berishës nga grupi parlamentar.
Njeriu që mbushte plot sheshet kur ishte në krye të Partisë Demokratike, sot në ditën më të vështirë të tij pati mbështetjen e vetëm pak demokratëve të cilët e mbuluan me lule.
Pas djegies së mandateve dhe mungesës së gjatë në parlament, opozita nuk ishte e bashkuar në seancën e parë parlamentare të legjislaturës së dhjetë.
Veç luftës me qeverinë, ka një betejë të fortë brenda partisë demokratike, mes liderit aktual të PD-së z.Lulzim Basha dhe ish drejtuesit z.Sali Berisha.
Kjo u reflektua edhe jashtë dyerve të kuvendit mëngjesin e kësaj të premte ku Berisha u prit nga dhjetra simpatizantë të cilët fajësuanBashën se kishte krijuar një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për të shpërbërë Partinë Demokratike.
Sesioni i ri parlamentar premton surpriza, teksa Sali Berisha pranon pa fjalë që ndihet i tradhtuar.
Top Channel