Në puntatën e sotme të ‘Për’Puthen’ u transmetua takimi mes Argjendit dhe Ritvanës.

Por çfarë ndodhi në takimin e tyre të parë? Preferenca e Ritvanës ishte e pritshme për Argjendin, pas komunikimeve edhe bisedave të zhvilluara në studio më herët.

Teksa bisedonin për të kaluarën e tyre, Argjendi u tregua tejet xhentil duke i hedhur krahëve Ritvanës bluzën e tij, pasi ajo ndjente se kishte pak ftohtë.

Edhe pse pjesa e tyre e parë e takimit shkoi më së mirë, konkurrenti u shpreh se do të sakrifikonte shumë për dashurinë por e sheh shumë të vështirë për të rënë në dashuri me Ritvanën!

FOTO GALERI
1/5

Top Channel