Më poshtë shihen momentet e tmerrit kur një zhytës arrin të shpëtojë mrekullisht nga nofullat gjigante të një peshkaqeni të bardhë.
Pamjet e regjistruara nga dëshmitarët e tmerruar tregojnë bishën më shumë se 4 metra të gjatë, teksa thyen kafazin nga ku po vëzhgohej prej zhytësit, pranë ishullit Guadalupe në Gjirin e Meksikës.
Peshkaqeni i egërsuar shihet fillimisht që sulmon një karrem të hedhur nga studiuesit.
Por gjërat përkeqësohen shpejt teksa peshkaqeni përplaset me kafazin e çeliktë, duke bllokuar brenda zhytësin e tmerruar.
Një komentues në rrjet thotë: “Peshkaqeni sulmoi karremin, por aksidentalisht godet kafazin dhe hutohet duke mos ditur të bëjë prapa”.
Më tej shihet çuditërisht se peshkaqeni përfundon brenda kafazit.
Një anëtar i grupit për fat hap kapakun e sipërm të kafazit dhe disa sekonda më vonë peshkaqeni përpëlitet për të dalë, derisa më në fund largohet.
Pak më vonë edhe zhytësi mezi arrin të dalë nga kapaku i sipërm, teksa sinjalizon me dorë ‘OK’ mes brohorimave të kolegëve.
Në përshkrimin e videot thuhet: “Zhytësi në pamje është një mjeshtër me eksperiencë dhe kishte qëndruar qetësisht inaktiv derisa peshkaqeni të dilte nga kafazi”.
Top Channel