Në seancën e dytë plenare të legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë është votuar Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.
Me 79 vota pro dhe 4 vota kundër, në krye të Parlamentit është zgjedhur Lindita Nikolla, e cila u propozua nga kryeministri Edi Rama në këtë detyrë.
Ishin 137 deputetë të cilët morën pjesë në votim, prej të cilave 83 ishin të vlefshme!
Porosia që Basha ju la më herët demokratëve u vu në zbatim, ata nuk votuan për Nikollën, por në shenjë proteste grisën fletën e votimit.
Nga ana tjetër, ish Kryeministri Berisha pas betimit si deputet u largua pa marrë pjesë në votimin e kryetarit të Kuvendit.
Ndryshe nga qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike, deputetët e LSI mbajtën një qëndrim ndryshe, ata votuan për kryetaren e re të Parlamentit, Lindita Nikollën, edhe pse vota e tyre ishte kundër!
Një përgjigje ka ardhur nga kryeministri Edi Rama ndaj gjestit të deputetëve demokratëve. Së pari nisi të pastrojë ambientin dhe të mbledhë fletët e votimit që ishin hedhur në tokë. Ai i futi ato me një qesë dhe më pas i mori me vete.
Ndërkaq, në fjalën e saj, Nikolla teksa ka falënderuar të gjithë ata që e votuan, siguroi të gjithë kolegët opozitarë se do të jetë në krahun e tyre sa herë që e kërkon ligji dhe ushtrimi i detyrës.
Nikolla shtoi se kjo legjislaturë që ka nisur do të jetë legjislatura e avancimit drejtë familjes europiane dhe theksoi se do të mbështesë Këshillin Kombëtar të Integrimit për të përmbushur me sukses detyrat e tyre.
Lindita Nikolla: Jam e bindur se nëse mbjellim sadopak klimë pozitive ajo shtohet kur shpërndahet te qytetarët. Opozita do ketë hapësira të plota për të kontribuuar në qeverisje. Kolegë opozitarë nëse do ndjeheni të penguar në ushtrimin e detyrës do jem në krahun tuaj sa herë ta kërkojë e drejta dhe ligji.
Kjo do të jetë legjislatura e avancimit drejtë familjes europiane. Unë do të mbështes Këshillin Kombëtar të Integrimit për të përmbushur me sukses detyrat e tyre, do loboj me bindjen që Ballkani Perëndimor të konsiderohet një vlerë e shtuar e familjes europiane.
Në luftën që ende vazhdon ndaj covid, Kuvendi do mbikëqyrë të gjitha përpjekjet e qeverisë për ruajtjen e shëndetit të njerëzve dhe në të njëjtën kohë përsëris thirrjen për vaksinim si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit të çdokujt.
Top Channel