Në seancën e Kuvendit është duke u votuar emërimi i Lindita Nikollës si Kryetare e Parlamentit.
Më herët gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raportoi se në mbledhjen e PD-së Basha i ka porositur demokratët se si duhet të sillen në seancën e Kuvendit. Ai i porositi ata që të votojnë kundër Nikollës dhe ndërsa po mbahet seanca, vihet re se porosia e Bashës është vënë në zbatim.
Sikurse shihet edhe nga pamjet deputetët demokratë nuk votojnë për Nikollën, por në shenjë proteste grisin fletën e votimit. Në kuti janë hedhur vetëm fletat e votimit nga ana e socialistëve, ndërsa fletët e demokratëve janë të grisura në tokë.
Por ajo që bie në sy është fakti se aleatët kanë qëndrime të ndryshme nga grupi i demokratëve. Vangjel Dule ka vendosur që të votojë dhe ta hedhë në kuti votën e tij, ndërsa Mesila Doda nuk e grisi fletën, por thjeshtë e hodhi në tokë, edhe deputeti i LSI, Agron Çela nuk e grisi fletën por votoi.
Po ashtu edhe kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi vendosi të votojë dhe ta hedhë fletën në kutinë e votimit.
Top Channel