Këngëtarja mjaft e dashur greke e njohur edhe në arenën muzikore ndërkombëtare, Glykeria vjen me një koncert live në Amfiteatrin e Tiranës.

Me një bandë prej 14 muzikantësh, enkas për në Tiranë, drejtuar nga kompozitori dhe muzikanti shqiptar Dasho Kurti, i cili është dhe koncert maestër i Janis Parios Jorgo Dallaras, Glykeria do të ndezë atmosferën mbrëmjen e të mërkurës në Liqenin Artificial, një program plot surpriza, ku si asnjëherë më parë në një koncert me muzikë greke do të këndohet edhe shqip dhe do luhen disa melodi të miksuara shqiptare dhe greke.

Glykeria është një këngëtare e rrallë me një repertor të pariprodhueshëm për shkak të cilësisë së lartë artistike dhe vokalit karakteristik të saj. Ajo është cilësuar edhe si këngëtarja e preferuar e të madhit Teodorakis, “babai” i muzikës greke, i cili ka kompozuar dhe 70% të këngëve të saj.

Glykeria njihet edhe si këngëtarja më internacionale pasi gjysmën e kalendarit vjetor gjendet në ture të ndryshme nëpër botë, nga Australia në Canada e ShBA, Angli dhe në të gjithë Europën. Për Shqipërinë ajo ka një ndjesi totalisht pozitive dhe jo rastësisht njerëzit më të afërt me të cilët ajo bashkëpunon janë shqiptarë.

Glykeria është fituese edhe e shume trofeve të rëndësishëm në Greqi dhe jashtë saj. Është cilësuar dhe një nga 5 këngëtaret më të mira në historinë e këngës popullore greke. Ardhja e Glykerisë në Tiranë është një privilegj që nuk duhet humbur!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA