Roja i vendit të depozitimit të mbetjeve në Bashkinë Lushnjë është arrestuar për zjararvënie.

Mondi Shehu 42 vjeç solli ndotje të madhe në qytet duke shkaktuar edhe probleme tek qytetarët.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndotja e ajrit”.

“Pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme se në vend depozitimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Lushnjë ka rënë zjarr, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është organizuar puna dhe në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua shtetasi M. Sh., 42 vjeç, banues në Lushnjë, me detyrë roje në vend depozitim, i dyshuar si autor i zjarrvënies

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndotja e ajrit””, shkruan policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA