“I pari i shqiptarëve. O flori, unë vdes për ty”/ Qytetarët puthin e përqafojnë Berishën

10/09/2021 11:26

Teksa dilte nga parlamenti ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me ovacione nga një grup mbështetësish të tij.

Të gjithë ata që nuk e pritën mirë përjashtimin e tij nga Lulzim Basha i kishin rezervuar një pritje në hyrje të parlamentit.

Në video shihen qytetarë teksa e puthin dhe përqafojnë, ndërsa dëgjohen të thonë: “I pari shqiptarëve. O flori, unë vdes për ty.

Ndërkohë ish-kryeministri i falenderon dhe largohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA