Ftesë në 5/ “4 gra vdiqën, vetëm unë shpëtova”, pas luftës me kancerin e ftuara feston 55 vjetorin live

10/09/2021 17:55

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u risoll historia e Ana Tafilit, 55 vjeçares që po lufton me sëmundjen e kancerit.
Edhe pse mjekët nuk i dhanë shumë shpresë, Ana në asnjë moment nuk u dorëzua.

Ajo vazhdon të jetojë jetën, të këndojë e të kërcejë e të ndajë çdo moment të përditshmërisë me mijëra ndjekësit e saj në tik tok.

“Isha e shtruar në një dhomë me katër vajza dhe gra të tjera që për fat të keq humbën jetën. Edhe mjekët u habitën që unë ia dola, sepse mjekimet kanë qenë të njëjta”, tregoi Ana.

Sot ajo feston 55 vjetorin e lindjes, një datë që e gjen pranë njerëzve të zemrës.

E shoqëruar gjatë intervistës nga mikesha e saj Arta, Ana shijoi momentin kur Bieta dhe të ftuarit i kënduan live këngën e ditëlindjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA