Dy tragjedi në Tiranë/ I riu bie nga hoteli dhe vdes në vend, 81-vjeçarja humb jetën pasi bie nga shkallët
10/09/2021 15:47
Dy ngjarje tragjike kanë ndodhur në Tiranë.
Policia njofton se në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe.
Ndërsa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.
Top Channel