Covid-19 në Kosovë, regjistrohen 685 raste të reja dhe 30 viktima në 24 orët e fundit

10/09/2021 16:14

Këtë të premte janë regjistruar 30 humbje jete si pasojë e Covid-19 në Kosovë.

Sipas raportit, 17 nga viktimat ishin të gjinisë femërore dhe 13 të gjinisë mashkullore.

Njëmbëdhjetë viktima ishin të grupmoshës 70-79 vjeç, 7 viktima i përkisnin grupmoshës 50-59 vjeç, gjashtë viktima në grupmoshën 60-69 vjeç. Ndërkaq 4 viktima i përkisnin grupmoshës 80 vjeç e më të vjetër. Nga një viktimë u shënua në grupmoshat 40-49 dhe 30-39 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 685 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri.
Shifra bazohet në 9.415 mostra të testuara.

Nga sëmundja mjekët vlerësojnë se janë shëruar edhe 1.384 pacientë ndërsa raste aktive janë 19.923.
Autoritetet shëndetësore llogarisin se një person e ka kaluar sëmundjen 14 ditë pas diagnostikimit pozitiv me koronavirus.

Sipas të dhënave, që prej 13 marsit 2020 e deri më 9 shtator, Kosova ka regjistruar 155,995 raste me koronavirus dhe 2,758 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA