Kuvendi i Shqipërisë nisi punimet me 140 deputetë, produkt i zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit. Po çfarë do të donin qytetarët e vendit tonë që të diskutohej brenda asaj salle gjatë këtij sesioni të ri parlamentar.

Për punësimet, se e ke gjithë rininë pa punë. Ky na ka lënë të gjithëve rrugëve, fëmijët tanë po shkojnë në emigrim. Të flasin për këto ccmime që po na rriten me orë dhe rrogat që nuk lëvizin. Janë shtrenjtuar buka, energjia, uji, zarzavatet, të gjitha.

Ata shajnë njëri-tjetrin aty brenda dhe pas seancës pijnë kafe bashkë. Na lodhën me këto teatro. Nuk I hamë më lojërat e tyre. Janë mashtrues dhe gënjeshtarë. Ne në fakt nuk votojmë për ata, votojmë për një të re. Por kur vjen puna, ata I vjedhin dhe manipulojnë votat, siç dinë vetë.

Do doja të flisnin dhe të kishin më shumë në fokus, për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, dhe personat me aftësi të veçanta në përgjithësi.

Më shumë për artin dhe për sportin. Meqë jemi tek kënga, ajo thotë: Beso, beso, popull shqiptar qëndro, por edhe kërko.
Duhet të verifikohen për pasuritë, për padrejtësitë që I bëhen këtij vendi. Këta janë grup, duhen zhveshur, duhen pastruar. Të gjithë këta që kanë patur përgjegjësi, që kanë vjedhur, të shkojnë para drejtësisë.

Ku është puna, kur të gjithë diskriminohen, poshtërohen, vidhet, korrupsion, pastrim parash. Populli nuk ka bukë të hajë. Dikush ka dhe të shtyp e tjetri s’ka copën e bukës.

Të flasin në radhë të parë për ne pensionistët. Unë kam punuar një jetë në shtypshkronjë, mes helmesh dhe vjen fundi marr një pension prej 160 mijë lekësh. Rinia po largohet, nuk po I shikojmë, na merr malli, edhe andej nuk është e lehtë të punosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA