Kryedemokrati Basha menjëherë pas votimit të Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit, është larguar nga salla për të mbajtur një prononcim për mediat jashtë saj.

Basha hodhi akuza të forta ndaj maxhorancës qeverisëse, ndërsa tha se sot ata duhet të ishin në para drejtësisë e jo në sallën e parlamentit.

“Në sallën e Kuvendit janë shkatërruesit e zgjedhjeve”, që sipas tij kanë marrë peng vendin, ndërsa më pas ai thotë se kjo është vetëm një ditë e betejës së nisur ndërsa ka shtuar se lufta do të vazhdojë deri në fund.

Basha: Brenda në sallë ndodhen sot njerëzit që kanë minuar demokracinë shqiptare duke nisur nga Rama, shkatërruesi i zgjedhjeve i institucioneve të pavarura i rendit kushtetues dhe i reformës në drejtësi që duhet të ishte para drejtësisë. Para drejtësisë duhet të ishin bashkë me të monstrat e korrupsioni që e kanë bërë Shqipërinë. Arben Ahmetaj, Balluku, Gjiknuri, këto të dy të kapur në flagrancë në manipulimin e zgjedhjeve të 2016 dhe 25 prillit. Para drejtësisë duhet të ishte Taulant Balla, kryeshefi i bandave të Elbasanit, njeriu që figuron në listën e zezë të Interpolit si një nga pikat kyçe të pastrimit të parave dhe të trafikut të drogës. Duhet të ishin para drejtësisë autorët famëkeqe të dosjes 339, Rrahman Rraja, Ndrazhin dhe Cyrbja.
Duhet të ishin edhe bedelët e Doshit dhe dy të Rakipit. Para drejtësisë duhet të ishin të gjithë ata që kanë grabitur djersën e shqiptarëve, bukën e fëmijëve, duke u pasuruar si sheikë. Kjo nuk është mazhorancë kjo është pakica e korrupsionit, pesha e së cilës bie mbi shqiptarët. Ne kemi një detyrë, këtë sallë dhe gjithçka jashtë saj, nga Vermoshi-Konispol ta kthejmë në një fushë betejë deri në largimin e këtij regjimi që ka marrë peng Shqipërinë dhe që ka dorëzuar gjithçka që shqiptarët meritojnë sot dhe nesër në duart e një grushti kriminelësh, oligarkësh, që kanë minuar demokracinë shqiptare, kanë shpërdoruar si asnjëherë më parë dhe kanë shkatërruar të vetmin instrumente zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sot mund të duket si një ditë e vështirë për të folur për këtë betejë, në fakt brenda kësaj salle është dita e parë e kësaj beteje. Pakica që ka marrë vullnetin e shqiptarëve është dhe mbetet pakicë.
Detyra ime edhe e çdo shqiptari është të bëj gjithçka kundër të keqes. Beteja ime është publike, marr përgjegjësi të plotë për sukseset dhe dështimet e kësaj beteje. Por kjo i takon çdo shqiptari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA