Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Një automjet është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motoçikletës, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Siç mund të shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel motori ka përfunduar ‘poshtë’ automjetit.
Si pasojë e këtij aksidenti një radhë kilometrike me makina është krijuar në aksin Lezhë-Milot.
“Rreth orës 17:15 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Markatomaj, automjeti tip” Pegeot” me drejtues shtetasin L.H., banues në Gjermani është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Top Channel