Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic deklaroi se nuk për të lejuar që policia malazeze të menaxhohet nga Serbia dhe paralajmëroi se nëse ministri i Brendshëm, Sergej Sekulloviq, shkarkohet, ai do ta përmbysë Qeverinë e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq.

“I kam thënë disa herë kryeministrit dhe kolegëve të mi në Qeveri dhe e përsëris: nëse kalohet vija e kuqe – dhe me ngjarjet e fundit, mendoj se e kanë kaluar atë vijë… një hap tjetër përpara dhe nuk është e pamundur që të mos kemi një ministër të ri të Brendshëm, por nuk është e pamundur që të mos kemi edhe një kryeministër të ri. Unë do ta rrëzoja Qeverinë”.

Abazovic e bëri të qartë se do të reshtë së mbështeturi qeverinë, nëse mendon se ata po bëjnë diçka që është e padrejtë. “Policia nuk do të menaxhohet nga Beogradi dhe kjo nuk do të ndodhë mbi kurrizin tim”, tha Abazovic në një intervistë për televizionin lokal në Mal të Zi, Vijesti.

Shkarkimin e Sekullovicit dhe të drejtorit të Policisë së Malit të Zi, Zoran Bërgjanin e kërkon partia më e madhe e koalicionit qeverisës: Fronti Demokratik që ka lidhje të ngushta me Beogradin zyrtar.

Kërkesat për shkarkim erdhën pas trazirave që pasuan shugurimin e mitropolitit të Kishës Ortodoske Serbe në Mal të Zi, Joanikije, në 5 shtator. Edhe pse ne minorance, Partia e Abazovic, URA, ishte ajo që mundësoi me votat e saj fitoren e koalicionit në pushtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA