“Zbërthehet” Koeman: Çfarë humbën e çfarë fituam me largimin e Messit, Luuk de Jong …

09/09/2021 00:55

Ronald Koeman dëshiron të jetë trajner i Barçës për shumë vite. Në një intervistë të gjatë për mediet katalane, trajneri holandez pranon se marrëdhënia me Joan Laporta në fillim ishte e komplikuar.

“Presidenti bëri shumë mirë, bëri atë që duhet të bëjë si president, duke mos lënë dyshime për trajnerin. E gjitha varet nga rezultatet për çdo trajner, por unë mendoj se kishte dyshime, kishte gjëra që dolën në shtyp, çështje të sistemit të lojës, të Riqui Puig, të Umtiti dhe diçka tjetër … Unë jam gjithmonë i hapur për të dëgjuar dhe për të qëndruar këtu për shumë vite, por fuqia duhet të vijë nga trajneri.

E konsideroj veten njeri të klubit klubi. Kam besuar se e kam për detyrë të ndihmoj klubin ku jam, duke kërkuar formula për të përmirësuar ekipin pa kompromentuar anën financiare. Ajo që po ndodh te Barça kohët e fundit është diçka shumë e veçantë. Më ka ndodhur gjithçka që nga dita e parë kur mbërrita: Messi donte të largohej, me burofaksin e famshëm; pastaj situata delikate financiare e klubit, gjithashtu mocioni e më pas dorëheqja e Bartomeu dhe bordit. Shumë probleme. Nuk ka qenë e lehtë “.

Largimi i Messit: “Që në momentin e parë që dëgjuam lajmin se ai nuk do të vazhdonte, ishte një goditje për të gjithë, përfshirë edhe mua, sepse po humbnim 30 gola ose më shumë në sezon dhe asistimet e tij. U deshën disa ditë për t’u rikuperuar, por nuk ka zgjidhje tjetër veçse të kthesh faqe dhe të ndërtosh gjërat si një ekip, duke i dhënë më shumë rëndësi strategjisë. Taktikisht luajmë ndryshe, por ka gjëra pa top në të cilat skuadra mund të përmirësohet. Ne nuk do të kemi më cilësinë individuale të Leos, por sa i përket presingut, mbledhjes së skuadrës, jemi më mirë tani “.

“Humbja” e Griezmannit: “Ishte njësoj si me Emersonin, por në ditën e fundit praktikisht nuk kishte kohë për të gjetur një zgjidhje. Griezmann kishte një kontratë të madhe dhe nëse largohej do të ndihmonte në përmirësimin e situatës financiare të klubit. Kjo është arsyeja pse u pajtova me largimin e tij.”

Mbërritja e Luuk de Jong: “Së pari, më ka befasuar gjithmonë që Barça, edhe në momentin e saj më të mirë, nuk kishte një lojtar si Luuk. Mendoj se është i ndryshëm nga sulmuesit e tjerë që kemi. Ai po bën shumë mire, është lojtar që mund të ndryshojë ndeshjen, ka përvojë. Kam punuar me të për dy vjet në ekipin kombëtar holandez, Luuk ka treguar në ndeshje të mjaftueshme se ka nivelin për të qenë me ne”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA