Rrëmben 1-vjeçaren, e çon në shpellë: “Flijim për shpirtrat”!

09/09/2021 14:53

Familja e një vajze të vogël një vjeçare në Tajlandë, përjetoi momente tmerri kur fëmija u zhduk papritur.

Por fatmirësisht, pas kërkimeve intensive, vogëlushja u gjet e gjallë. Një burrë 44-vjeçar e kishte rrëmbyer atë jashtë shtëpisë së familjes në një fshat të largët në provincën Chiang Mai.

Më shumë se 200 oficerë policie, punonjës shpëtimi dhe vullnetarë kontrolluan nëpër shtëpitë e zonës dhe pyje e më në fund,  e gjetën të miturën në afërsi të një shpelle.  Rrëmbyesi, një punëtor nga Mianmari, ishte mik me babanë e vajzës, e cila besohet të ketë qëndruar vetëm vetëm tre ditë përpara se të shpëtohej përfundimisht nga një kasolle druri pranë shpellës me ujë.

I dyshuari, i cili çoi policinë në vendin ku kishte lënë 1-vjeçaren tha se : “Shpirtrat e pyllit i kishin kërkuar të sakrifikonte një fëmijë për fantazmën.

“Kështu që unë e mora Ginën dhe e lashë para shpellës, por nuk e vrava”, është shprehur ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta