Vrau shokun se i përdhunoi vajzën 8 vjeçare, gjykata e lë të lirë!

08/09/2021 16:36

Një baba rus, Vyacheslav M, 34 vjeç ishte duke pirë me shokun e tij, kur pa dashje pa në telefonin e tij celular një video e tmerrshme, e cila e tregonte 32 vjecarin Oleg Sviridov duke i përdhunuar vajzën 8 vjece.

Dhe nuk ishte hera e parë që Sviridov bënte të tillë: në celular kishte dhe video të tjera qe e tregonin duke abuzuar me fëmijë të ndryshëm nga fshati i tyre Vintai, në jugperëndim të Rusisë. Vyacheslavit iu errën sytë dhe e ka qëlloi për vdekje njeriun të cilin e kishte konsideruar mik.

Megjithatë 34 vjecari, punëtor fabrike, nuk do të shkojë në burg. Opinioni publik u ngrit në mbështetje të babait që mbrojti vajzën e tij dhe të mitur të tjerë, të cilët mund të vazhdonin të binin viktima të pedofilit të rrezikshëm. Për këtë arsye, autoritetet vendosën ta lirojnë e për dy muaj, sa të përfundojë hetimi, ai do të qëndrojë vetëm në arrest shtëpie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA