Janë shëruar nga Covid 19, por nuk kanë krijuar antitrupa specifikë.

Një studim i rip o kërkon të hedhë dritë mbi këtë fenomen, i cili duket se ka prekur shumë njerëz. Studimi i qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, dëshmon qartë se jo  të gjithë krijojnë antitrupa nga koronavirusi, ndonëse mund ta kenë kaluar me sukses sëmundjen.

Sipas ekspertëve, kjo gjë i detyrohet moshës përgjithësisht më të re të të prekurve në këtë rast, por mbi të gjitha faktit që ngarkesa virale me të cilën ata janë përballur, ka qenë më e ulët. Verifikimet nga Universiteti i Alabamës treguan se të paktën 36% e të infektuarve nuk kishin krijuar antitrupa.

Edhe një studim izraelit kishte treguar më herët raste personash që mbeteshin sieronegativë edhe pse rezultati i testit i kishte dalë pozitiv pas marrjes së një kampioni nga hunda. Një kërkim në Gjermani sakaq ka befasuar me rezultatin: sipas tij, 85% e të prekurve nuk kishin arritur të bënin antitrupa.

Nëse diçka e tilla konfirmohet plotësisht, do të kishte pasoja të ndryshme, sepse personat që nuk bëjnë antitrupa reagojnë ndryshe ndaj vaksinave, e mund të kenë nevojë për më shumë doza pasi konsiderohen më pak të mbrojtur nga sëmundja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA