Shtyhen dy ndeshje të LaLigas: Sevilla-Barcelona dhe Villarreal-Alavés, të vlefshme për javën e katërt të LaLigas. Arsyeja lidhet me grumbullimin e shumë lojtarëve të kampionatit spanjoll nga ekipet e CONMEBOL-it, që po zhvillojnë ndeshjet eliminatore të Botërorit, dhe kthimin e tyre me vonesë në klubet respektive.

Për të korrigjuar këtë problem, Tebas, president i Ligës Kombëtare të Futbollit profesionit në Spanjë shtyu oraret e tetë ndeshjeve, por nuk mund të bënte asgjë për sfidën mes Barcelonës dhe Sevillas dhe Villarealit ndaj Alaves, pas “blaugranat” dhe “Nëndetësja e Verdhë” luajnë të martën në Champions.

Kërkesë për shtyrjen e dy ndeshjeve në fjalë për një datë të pacaktuar u refuzua fillimisht nga Federata Spanjolle për argumentin se kjo rrethanë, pra kthimi me vonesë i futbollistëve amerikano-jugorë, nuk ishte një shkak i forcës madhore. LaLiga apeloi në Këshillin e Lartë të Sporteve, që dha urdhër për zhvillimin e këtyre dy sfidave në një kohë tjetër. Tebas ka pohuar se do të flasë me klubet e përfshirë për të vendosur me konsensus datën e zhvillimet të dy sfidave të shtyra.

Lojtarët e LaLigas të thirrur nga ekipet e CONMEBOL-it:

Argjentinë: Rulli, Montiel, Pezella, Foyth, Acuña, De Paul, Gido Rodríguez, Papu Gómez dhe Correa.

Brazil: Casemiro, Militao dhe Vinicius

Kili: Claudio Bravo, Enzo Roco dhe Alarcón.

Ekuador: Estupiñán.

Paraguai: Alderete dhe Arzamendia.

Peru: Tapia dhe Abram.

Uruguai: Luis Suárez, Gimenez, Araujo, Arambarri, Valverde, Brian Rodríguez dhe Maxi Gomez.

Venezuela: Machís dhe Alexander.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA