“Shkreptima misterioze blu dhe të kuqe para tërmetit”, Meksikë: banorët të tmerruar!

08/09/2021 14:58

Banorët e resortës turistikë të Acapulcos në Meksikë, të ndodhur fare pranë epiqendrës së tërmetit të magnitudës 7.1 që tronditi vendin, thonë se përpara lëkundjes së dhunshme të tokës, kanë parë në qiell shkreptima misterioze blu e të kuqe.

Disa përdorues të mediave sociale e përshkruan situatën me skena nga filmi”Lufta e Botëve”. “Videot nga tërmeti në Meksikë duken apokaliptike” thoshte një prej tyre ndërsa të tjerë përmendnin shkreptimat e çuditshme, fill pas të cilëve, ra tërmeti. Ai ka shkaktuar dëme të mëdha në një sërë zonash, përfshirë Roman Sur, një lagje e Mexico City. Ishte e tmerrshme tha për Reuters një banore 70 vjecare atje, Yesmin Rizk. E gjithë kjo më kujtoi tërmetin e 1985-ës.

Në një intervistë për një radio lokale, Héctor Astudillo, guvernatori i rajonit të Guerreros tha se ka pasur raporte për gurë të mëdhenj që bien e rrëshqitje dheu, si dhe për godina të shembura në kryeqendrës e zonës, Chilpancingo, ndërsa shumë pjesë të Acapulcos janë pa energji elektrike. Pavarësisht fuqisë së tërmetit megjithatë, dëmet sipas presidentit  Andrés Manuel López Obrador nuk janë aq të mëdha sa c`mund të mendohej.

Tërmetet nuk janë një fenomen i pazakontë në Meksikë, ku aktivitei sizmik mbetet i lartë për shkak të pozicionit gjeografik të vendit të ndodhur pranë pikës ku përplasen sektorë të kores së Tokës. drita në qiell u vunë re edhe përpara tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Durrës, por disa shkencëtarë pretendojnë se ato shpjegohen me fërkimin e fortë të pllakave tektonike, apo aktivitetin gjeologjik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA