Kërkon Trumpin në funeralin e të birit, nëna e marinsit të vrarë: Bideni, duart me gjak!

08/09/2021 16:44

“Do të ishte një nder i madh të takoja presidentin e vërtetë”, nëna e njërit prej marinsave që humbën jetën nga sulmi i ISIS-it në aeroportin e Kabulit ka befasuar me ftesën e bërë ish presidentit Donald Trump për të marrë pjesë në funeralin e të birit.

Shana Chappell, nëna e rreshterit 20 vjecar Kareem Nikoui, e konsideron përgjegjës presidentin aktual të SHBA-së, Joe Biden për vdekjen e djalit të saj.

Nuk dihet ende nëse Trump do të i pranishëm në ceremoninë mortore, por ai është përgjigjur në rrjetet sociale nënës së dëshpëruar, duke e falenderuar për ftesën e saj. “ Në fillim duhet të nxirrnin civilët prej andej, por duhet të garantonin siguri të plotë edhe për trupat tona, sepse ky duhet të ishte një mision i qartë e i pastër”, ka shkruar ai.

Chappell ka qenë një ndër zërat më të fortë që drejtuan gishtin e fajita nga Bideni për 13 trupat e vrara gjatë tërheqjes kaotike nga Afganistani. Në një postim në Facebook ajo i drejtohej kreut të Shtëpisë së Bardhë duke i thënë: “Gjaku i këtyre 13 heronjve është në duart e tua”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA