Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt gjen dashurinë e tij të re pas ndarjes së bujshme nga aktorja, momente romantike me vajzën misterioze

08/09/2021 13:01

Pas ndarjes së bujshme me aktoren e humorit, Rudina Dembacajn duket se ish-bashkëshorti i saj ka nisur një lidhje të re dashurie.

Aleksi ka publikuar në Instagram një foto mjaft romantike ku shihet së bashku me një vajzë e cila i dhuron puthje. Këtë postim, ai e ka shoqëruar me një emoji zemër, duke treguar se bëhet fjalë për një person të afërt që i ka vjedhur zemrën.

Nga ana tjetër, Rudina Dembacaj ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj, Aleksandrin. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin.

Ata dalin bashkë të tre si familje për shëtitje apo për të shijuar momente të veçanta dhe nuk ngurrojnë që këto t’i ndajnë edhe me ndjekësit në Instagram.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA