Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur këtë të merkurë në SHkodër.
Ngjarja ndodhi në Fshatin Mes, të Postribes, në njësine administrative Rrethina. Njëri nga vëllezërit është plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri është goditur me sende të forta. Shkak i kësaj ngjarje u be konflikti për pronën.
Xhevahir Fikaj, autori i dyshuar, pretendon se ka blere një siperfaqe toke bujqesore nga një tjeter shtetas dhe pasi ka paguar paratë ka marrë edhe letrat e rregullta të tokës.
Por kur është kthyer në fshat, ai është perplasur më vellezerit Lad dhe Ilir Gruda pasi edhe këta të fundit pretendonin se një pjesë e tokës është e tyre. Konflikti ka vijuar prej disa ditësh, derisa këtë të mërkurë u përdoren edhe armët e zjarret dhe mjetet e forta. Policia dyshon se Xhevahir
Fikaj ka qëlluar me sende të forta shtetasi Lad Gruda e më pas përplasja është përshkallezuar derisa Fikaj ka marrë edhe pistoletën duke qëlluar ndaj vëllait tjetër Ilir Gruda duke e lënë të plagosur. Ata janë transportuar për në spitalin e Shkodrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jeten.
Uniformat blu kanë shpallur në kërkim autorin i cili me pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Top Channel