Bernard Challandes e ka të qartë se nuk mund të bësh gjëra të mëdha përballë një ekipi si Spanj, përballë se cilës çdo skuadër duhet të mendojë sesi të mbrohet.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri zvicëran i “Dardanëve” theksoi rëndësinë që ka mënyra sesi do të mbrohet Kosova dhe faza tranzitore e lojës, nga mbrojtja në sulm.
“Është e qartë se është shumë e vështirë jo vetëm për Kosovën të luash ndaj Spanjës. Kishin 76% zotërimin e tipit ndaj Suedisë, por në fund rezultati ishte 2-1 për suedezët. Është një ndeshje e veçantë ndaj Spanjës, por duhet të mbrohemi. Përballë tyre duhet të mbrohet edhe Italia, Kroacia… çdo skuadër.
Por nëse mbrohesh shumë shumë mirë dhe tregohesh shumë i shpejtë në fazën tranzitore të lojës, mund t’u shënosh. Nuk mund të thuash se do të fitojmë përballë Spanjës, por mund ta mendosh. Kosova duhet të zhvillojë një ndeshje të jashtëzakonshme. Nuk është një ndeshje normale, është e jashtëzakonshme.”
Challandes mendon se në momente të veçanta të lojës, Kosova mund t’i bëjë dëm Spanjës. “Çështja nuk shtrohet çfarë duam të bëjmë, por çfarë mund të bëjmë, si mund të sulmojmë pa top. Shpresoj të jemi një skuadër ofensive në fushë në momente të veçanta.”
Top Channel