Burgoset përjetë maniaku që thyente kafkat e të panjohurve që ‘miqësonte’ në rrugë (fotot)

08/09/2021 21:06

(Përmbajtje e rëndë) Vrasësi serial i njohur ndryshe si “maniaku i çekiçit” është burgosur përjetë pas një fushate vrasjesh gjatë së cilës ai theu kafkat e gjashtë njerëzve brenda 17 ditëve.

30 vjeçari Anatoly Shanaurov, nga Rusia, besohet se donte të imitonte vrasësin famëkeq të “Fushës së Shahut” Alexander Pichushkin i cili kishte vrarë 49 njerëz.

Punonëjsi i servisit të makinave Shanaurov vrau viktimat e tij në 17 ditë në qytezën e Miass, në rajonin Sheliabinsk.

Viktmat e tij ishin goditur dhjetra herë në kokë me cekiç, ndërsa trupat e tyre ishin gjetur në varreza apo zona të shkreta.

Ashtu si vrarësi masiv i Moskës, Pichushkin – edhe Shanaurov i jepte viktimave të tij të pinin vodka para se t’i bindte të shkonin në zona të izoluara, ku i godiste në kokë me çekiç.

Për kapjen e maniakut, policia kishte pritur duke e ndjekur në kamerat e sigurisë, derisa monstra kishte ndaluar një burrë me ecje të çudtishme pranë adresës Valery Algazin, 55.

Policia kishte ndërhyrë teksa ai përgatitej për një tjetër vrasje, teksa zbuluan një çekiç me gjurmë gjaku në çantën e tij.

Prokurori Ruslan Timshin tha: “Shanaurov ankohej për trazirat në jetën e tij, të ardhurat e pakta dhe mungesën e një partnereje.”

“Prandaj ai dilte duke vrarë njerëz më të dobët se vetja, për të afirmuar veten e tij. Ai nuk kishte konflikt me asnjë prej viktimave”.

Një prej viktimave Ivan Sidorenko, 83 vjeç, po lypte në një kishë.

Fqinja e vrasësit Oksana tha: “Ai ishte i qetë, madje dukej si i nënshtruar. Familja e tij kanë qenë fetarë”.

Të gjitha viktimat e vrasësit u vranë në janar 2020, por detajet makabre të ngjarjes dolën në pah vetëm në gjyqin e tij. Ai mori dënim të përjetshëm.

Policia tha maniaku kishte dashur të imitonte vrasësin masiv Pichushkin, viktimat e të cilave gjendeshin në parkun Bitsevski në Moskë.

FOTO GALERI
1/3
Anatoly Shanaurov “maniaku i çekiçit” është burgosur përjetë pas një fushate vrasjesh

Top Channel