Britania do të fillojë dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 këtë muaj

08/09/2021 20:29

Ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, tha se është i sigurt se doza e tretë e vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) do të fillojë të administrohet në vend këtë muaj, por shtoi se janë duke pritur vendimin rekomandues para dhënies së kësaj doze.

Javid tha për Sky News se njoftimi për dozën e tretë të vaksinës COVID-19 do të bëhet “në ditët e ardhshme”.

Duke theksuar se për zbatimin e dozës së tretë kërkohet vendim nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunitetin (JCVI), Javid tha: “Ne jemi duke pritur rekomandimin përfundimtar nga JCVI brenda pak ditësh se kush dhe kur do të marrë dozën e tretë të vaksinës”.

Ai tha se presin që rekomandimi të përfshijë informacione nëse doza e tretë duhet të jetë e ndryshme ose e njëjtë me vaksinat aktuale dhe shtoi se i sigurt se kjo dozë do të fillojë të administrohet këtë muaj.

Javid po po ashtu tha se pritet edhe vendimi i institucionit për të vaksinuar fëmijët 12-15 vjeç.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 88,8 për qind e popullsisë 16 vjeç e më lart në Britani kanë marrë dozën e parë, kurse 80,1 për qind dozën e dytë.

Në Britani numri ditor i viktimave ka filluar të kalojnë në mbi 200. Për këtë arsye, synohet të sigurohet mbrojtje më e fortë kundër COVID-19 me dozën e tretë të vaksinave para dimrit./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA