Afrohet super stuhia diellore, mund të shkaktojë një apokalips në Tokë

08/09/2021 12:59

Një stuhi tepër e fortë diellore, e cila ndodh vetëm një herë në 100 vjet po afrohet dhe mund të ketë një impakt shkatërrues mbi teknologjitë e ndryshme në Tokë.

Një studim i ri paralajmëron se superstuhia nga ylli i sistemit tonë diellore, mund ta zhysë botën në një “apokalips” të internetit. Fusha magnetike e planetit i mbron banorët e tij nga erërat diellore duke i devijuar ato drejt poleve e duke krijuar aurorat e magjishme boreale.

Por një herë në 80 apo 100 vjet, për shkak të ciklit natyror të Diellit, këto erëra të mbushura me grimca me ngarkesë elektrike që burojnë prej tij shtohen duke mbërritur fuqinë e një superstuhie diellore. Sipas shkencëtarëve, ajo mund të zgjasë edhe disa muaj e t`i shkaktojë rrjetit global dëme katastrofike. Sipas studiuesve të Universitetit të Kalifornisë, ndër më të rrezikuara janë fibrat optike në distanca të gjata.

Lëshimet masive koronale, siç i quajnë ata, janë aq të forta sa mund të kalojnë në ndërveprim me fushën magnetike të Tokës e të krijojnë në koren e saj rryma gjeomagnetike.

Infrastruktura aktuale e internetit nuk është testuar për evente shumë të forta diellore, ndaj mbetet për t`u parë sesi do t`i bëjë ballë superstuhisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA