Zjarret në Panaja. Leli: Po punojnë të gjithë, zjarrvënia duhet hetuar

07/09/2021 14:55

Zjarri në Panaja të Vlorës po përhapet me shpejtësi dhe po djeg dhjetëra hektarë vreshta e ullishte.

Banorët duken të alarmuar, teksa shohin si flakët po shkrumbojnë prodhimet e tyre bujqësore.

Ndërkohë nga vendngjarja, kreu i bashkisë Vlorë Dritan Leli tha se të gjithë janë bërë bashkë për të vënë situatën nën kontroll.
Ai tha se zjarrvënia duhet hetuar.

“Siç e shikoni të gjithë janë këtu për të ndihmuar, ishte një zjarrvënie që është për tu hetuar, që ka dëmtuar një pjesë të konsiderueshme të ullinjve në kodrat e Pestrovës.

Dëmet janë të konsiderueshme se janë toka me ullinj dhe vreshta, e rëndësishme është të shuajmë zjarrin, ishte një vatër e vogël në fillim por ju i shikoni përmasat”, tha Leli.

Top Channel