Zjarri i rënë në një stallë bagëtish dhe i përhapur në një sipërfaqe me pisha në fshatin Pllanë të Lezhës, pasditen e së martës, duke djegur rreth 16 hektarë pyje dhe shkurre është izoluar dhe vënë nën kontroll në orët e para të mëngjesit.

Kreu i emergjencave civile në Lezhë, Ndrek Mhillaj thotë se po llogariten dëmet:

Në afërsi të Urës me Harqe, ku fillimisht zjarri ka rënë në një fermë blegtorish dhe në një shtëpi të pabanuar, ka marrë një dimension të gjerë në kodrën me pisha dhe me shkurre dhe nën efektin e erës është përhapur më tej. Zjari ka përfshirë një sipërfaqe rreth 16 hektarësh, ku 10 hektarë janë të dëmtuara ose të djegura”.

Gjatë verës, zjarret dëmtuan dhjetëra hektarë pyje e shkurre në kodër Thirrë, në Munellë, Katund i Vjetër dhe në fshatin Patalej Lezhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA