Vjedhje, falsifikime pasaporte e vizash, dhunë në familje dhe … Policia jep detajet: Ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Tiranë

07/09/2021 16:59

Policia e Tiranës njofton se ka ndaluar tre të rinj në Tiranë, njëri prej tyre i dënuar me 8 muaj burg për vjedhje, tjetri i dënuar me 7 muaj burg për falsifikimin të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave, ndërkohë që një tjetër u ndaluar pasi ka vjedhur një sasi parash dhe një aparat celular në automjetin e shtetasit Sh.A.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policië Nr. 4 u bë ekzekutimi i urdhërit për shtetasin Xh. Xh., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit për shtetasin F. B., 32 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ndalimi i shtetasit S. M., 25 vjeç, pasi ka vjedhur një sasi lekësh dhe një aparat celular në automjetin e shtetasit Sh. A. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasin B. B., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. F., 51 vjeç, U. G., 28 vjeç, A. M., 49 vjeç, E. K., 36 vjeç, dhe A. S., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 06.09.2021, shtetasi S. Xh., 64 vjeç, kallëzon se i kanë dëmtuar derën e me një send të fortë (granatë dore e vjetër pa ndezës), e cila nuk ka shpërthyer. Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e disa personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në rrugën “Babë Rexha”, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit D. H. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 06.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M. N., 33 vjeç sepse në rrugën “Maliq Muço”, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin A. P., 56 vjeç. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA