Studentët, arsimtarët dhe mjekët, të cilët nuk janë vaksinuar ende, kane rendur këto ditë për të marre dozat e para, pasi nuk do të lejohen në auditore të pavaksinuar.
Sipas ministres së Shëndetësisë, vaksinimi i detyruar do të vijojë dhe për t’i ardhur në ndihme studentëve do të kryhet edhe në universitete dhe konvikte.
“Kryesisht jemi duke punuar me Qytetin Studenti dhe për të gjithë ata studentë, të cilët do të jenë të regjistruar dhe do të shkojnë në konvikte, është e nevojshme të jenë të vaksinuar edhe në konvikte”, tha Manastirliu.
Nga të dhënat e deritanishme, më shumë se 60 % e arsimtarëve i kanë kryer të dy dozat e vaksinave dhe pritet që deri në fund të shtatorit shifrat e të vaksinuarve të jenë më optimiste.
Rektori i universitetit të mjekësisë, prof. Arben Gjata ka kërkuar me insistim vaksinimin e studentëve të mjekësisë në mënyrë që ata të mund të vizitojnë pacientët.
Deri më tani, numërohen afro 674 mijë qytetarë, të cilët i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
Top Channel