Shtëpia në Vlorë përfshihet nga flakët
07/09/2021 19:07
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Partizani”, në Vlorë.
Fatmirësisht flakët që përfshinë banesën e 59-vjeçares nuk kanë lënduar persona, por kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Partizani”, Vlorë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases D. M, 59 vjeçe, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel