Shqiptarja në SHBA rrëfen tmerrin: Tre ditë pasi u martova burri më rrahu. Ja kur vendosa ta denoncoja

07/09/2021 17:48

Mërgimja, është një vajzë shqiptare që është transferuar në SHBA, pas një njohje dy vjeçare me një djalë, i cili jetonte atje.

Në një lidhje direkte në Shqipëria Live, Mërgimja tha se duke qenë se lidhja ishte në distancë i ata përgjatë këtyre dy viteve në total vetëm dy muaj kanë qenë sëbashku dhe gjatë kësaj kohe ai ishte njeriu më perfekt i mundshëm.

Por gjërat ndryshuan për vajzën e re që shkoi në Amerikë për të bashkëjetuar me partnerin e saj. Ajo tha se tre ditë pas martesës është dhunuar prej tij.

“Tre ditë pasi shkova në SHBA dhe u bashkova me të më ushtroi dhunë. E kemi pas lidhje në distancë për dy vite. Tre ditë pasi u martova patëm një debat mes çiftit, ai filloi me dhunën, isha e shokuar dhe habitur. Pas këtij debati ai filloi fizikisht me shtrëngime, gjuajtje, shuplaka. Unë nuk jam rritur në të atillë familje dhe për mua ka qenë shumë shokuese dhe kjo situatë ka vijuar për dy vite çdo muaj gati”, tha e reja.

Më pas për dy vite burri e ka rrahur dhe dhunuar vazhdimisht Mërgimen, derisa ajo e denoncoi në polici dhe më pas u ndanë.

“Gjëja e parë që më ka shkuar në mend ishte të shkoja në shtëpi, të largohesha sa më parë që aty. Dhuna në familje është shumë e komplikuar. Unë kam qenë në vetëmohim për një vit e gjysmë dhe pastaj i kam treguar motrës së madhe. Nuk kam mundur ta besoj sepse unë jam grua e edukuar, unë kam pasur punë, e kam ditur gjuhën anglisht, por në fund e lash. Ka qenë një argument shumë i panevojshëm dhe thash mjaft, unë nuk duroj më dhe shkova në polici”, u shpreh Mërgimja.

Top Channel