Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin “Drisht”, ku nën kërcenimin e armës dy shtetas kishin vjedhur një shumë parash.
Si rezultat i veprimeve të kryera u bë e mundur, identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Ky shtetas dyshohet se paraditen e datës 2 prill 2021 në fshatin Drishtë, në bashkëpunim me shtetasin D. Sh., kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në dyqanin e shtetases Y. C., një shumë parash.
Shtetasi D.Sh., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Top Channel