Sherr me thika në Tiranë, një person përfundon i plagosur në spital. Në kërkim autori

07/09/2021 17:04

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën ‘Konferenca e Pezës’ ku dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi G.V., ka goditur me thikë shtetasin G.B. Ky i fundit është nisur menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit.

“Më datë 07.09.2021, rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. V., ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA