Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Portugalia hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt sigurimit të kalimit direkt në Kupën e Botës Katar 2022, pasi triumfoi me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Azerbajxhanit në Baku.
Pa Cristiano Ronaldon e pezulluar, luzitanët e zhbllokuan sfidën në minutën e 26’ me anë të fantazistit të Manchester City-t, Bernardo Silva, ndërsa 5 minuta më vonë ishte sulmuesi Andre Silva që dyfishoi shifrat.
Edhe pjesa e dytë foli për portugezët, që në minutën e 75-të gjetën edhe golin e tretë, këtë herë më sulmuesin e Liverpoolit, Diogo Jota, i cili shfrytëzoi në mënyrë perfekte një asist të Joao Cancelos, për të dërguar sferën në rrjetë. Nga ana tjetër, Azerbajxhani i drejtuar nga Giani De Biasi, bëri shumë pak në fushë dhe vetëm në minutat e fundit kërcënoi në dy momente portën e luzitanëve, por pa ia dalë të shënojë as golin e nderit.
Me këtë fitore Portugalia ngjitet në krye me 13 pikë në 5 ndeshje, 3 më shumë se Serbia e vendit të dytë, që sonte do të përballet me Irlandën në transfertë.
Top Channel