Patos/ Godina është e amortizuar, prindërit nuk pranojnë transferimin e fëmijëve në një shkollë tjetër

07/09/2021 09:51

Gati 40 nxënës të ciklit fillor dhe 20 fëmijë të kopshtit nuk janë futur sot në shkollën e Grizës në Patos.

Shkak për këtë gjë është bërë urdhri për transferimin e nxënësve në një shkollë tjetër në Patos, pasi godina është e amortizuar.

Por nga ana tjetër prindërit nuk pranojnë që fëmijët të shkojnë në shkollën e Patosit, pasi duke qenë ende në moshë të vogël kanë merak.

Shkolla ka çarje të mureve që specialistet nuk e marrin përsipër për riparim.

Ndërkohë janë vënë në dispozicion autobus për nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle deri në një kthim përgjigje nga Instituti kombëtar i ndërtimit.

Top Channel