Momenti kur klandestinët në Pogradec dalin me vrap nga furgoni, fshihen menjëherë në rrugët e qytetit

07/09/2021 15:47

Ky është momenti kur dhjetëra emigrantë të paligjshëm kanë dalë nga një furgon në mes të rrugës në Pogradec.

Siç shihet një efektiv policie, po përpiqej të mbante derën mbyllur që emigrantët klandestinë të mos largoheshin, por pa sukses.

Në një moment, polici shihet teksa nxjerr pistoletën, por e rifut në këllëf, pasi shihet se e ka të pamundur t’i ndalë të gjithë.

Nuk ka informacion se nga cili shtet ishin këta emigrantë klandestinë, por ditët e fundit janë parë shumë të tillë, ndërsa policia ka kryer disa aksione të arrestimit të shoferëve që marrin përsipër transportimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA