Ministrja Kushi takim me drejtuesit e “Projekteve Kombëtare fituese të Kërkimit dhe Zhvillimit 2021-2023″: Kërkimi shkencor dhe inovacioni në fokus të politikave tona

07/09/2021 19:43

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar në mjediset e ministrisë një takim me drejtuesit e “Projekteve Kombëtare fituese të Kërkimit dhe Zhvillimit 2021-2023”,

Kushi gjatë takimit të saj ka theksuar se këtë vit është rritur ndjeshëm buxheti për kërkimin shkencor dhe numrin e përfituesve nga institucionet kërkimore në të gjithë vendin.

Janë 27 përfitues të Projekteve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit, ndërkohë që dy vjet më parë numri i përfituesve ishte gjashtë.

Ministrja Kushi ka gjetur rastin të falënderojë fituesit e projekteve, për seriozitetin dhe përgjegjshmërinë e lartë në hartimin e projekteve konkurruese.

Ajo i ka inkurajuar më tej koordinatorët dhe udhëheqësit e projekteve që në punën e tyre kërkimore të krijojnë koherencë dhe bashkërendim edhe me projekte ndërkombëtare të vendeve të zhvilluara, duke i shërbyer kështu edhe zhvillimit dhe rritjes së mirëqenies në vend.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA