Dy barazime radhazi në eliminatoret e botërorit Katar 2022 kanë prishur jo pak atmosferën në shtëpinë e Kampionëve të Europës, ndërsa Roberto Mancini ka marrë një lajm të keq edhe nga infermieria.
Kështu mesfushorët Marco Verratti dhe Lorenzo Pellegrini janë larguar para kohe nga grumbullimi, pasi problemet fizike nuk i lejojnë që të jenë në dispozicion për sfidën e të mërkurës në mbrëmje ndaj Lituanisë.
Duke parë pamundësinë e tyre për të luajtur, tekniku dhe stafi mjekësor kanë vendosur që t’i rikthejnë para kohe në ekipet përkatëse, ndërsa ndaj lituanëve pritet që Mancini të bëjë disa ndryshime në formacion.
Italia ka vendosur rekord me 36 ndeshje pa humbje, megjithatë dy barazime radhazi kanë komplikuar disi rrugëtimin e tyre në eliminatore dhe të mërkurën ndaj Lituanisë fitorja shndërrohet në detyrim për të besuarit e Roberto Mancinit.
Top Channel