Klandestinët i ikin policisë në Pogradec/ Shpërthejnë fugonin, kapen më pas nëpër qytet
07/09/2021 19:35
Këta emigrantë nga Lindja e Mesme u përpoqën t’i iknin sot policisë si nëpër filma.
Në ndalesën në rrugën rinia në Pogradec ata e shfrytëzuan hapjen e derës nga një efektiv policie për të marrë arratinë nëpër qytet.
Skena ka ngjallur zemërim te banorët. Por fatmirësisht për policinë, Pogradeci ishte një qytet i panjohur për refugjatët dhe i vogël për t’u lejuar fshehjen. Ndaj të 20 klandestinët mes tyre edhe një grua shtatzënë u zbuluan të shpërndarë në një rreze të vogël nga pika ku u larguan, të strehuar madje edhe në fastfoodet e qytetit.
Dhjetëra klandestine kapen çdo ditë në qarkun e Korçës ku kalojnë nga Greqia në vendin tonë për për të shkuar drejt perëndimit.
Top Channel