Presioni për fitore ndaj Lituanisë është mjafti i lartë për Italinë kampione Europe, që pas dy barazimeve radhazi në eliminatore, ka komplikuar disi rrugëtimin drejt Katarit, ndërsa për trajnerin Roberto Mancini shtohen telashet.
Kështu pas dy mesfushorëve Verratti e Pellegrini, të cilët lanë grumbullimin dy ditë më ëparë për shkak dëmtimesh, sot edhe dy sulmues titullarë kanë lënë Kovercianon dhe nuk do të jenë në dispozicion për sfidën e nesërme.
Bëhet fjalë për dyshen sulmuesi Ciro Immobile – Lorenzo Insigne, të cilët kanë përfunduar edhe në qendër të kritikave për mungesë të golave në ndeshjet e fundit, por që nuk do të ketë mundësi të përgjigjen në fushë ndaj Lituanisë.
Immobile është larguar nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike, ndërsa Lorenzo Insigne është kthyer para kohe në Napoli për probleme personale, thuhet në njoftimin e dhënë nga përfaqësuesja e kaltër.
Në sfidën ndaj Lituanisë Mancini pritet t’i besojë nga minuta e parë Giacomo Raspadorit, ndërsa vendin e Insignes në sulm mund ta marrë futbollisti i Juventusit, Bernardeschi, i cili është përdorur shumë pak në dy sfidat e para.
Top Channel