147 pacientë të infektuar me koronavirus po marrin trajtim në spitalet Covid në vendin tonë.

17 prej tyre janë në gjendje më të rënduar shëndetësore, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Përkeqësimi i situatës ilustrohet dhe nga fotot e shkrepura jashtë ambientit të Spitalin Infektiv, në kryeqytet. Familjarët e pacientëve presin jashtë spitalin, teksa interesohen për gjendjen e tyre. Po ashtu, vihet re një lëvizje e shtuar dhe mjekëve dhe infermierëve në spital.

Rritja e të infektuarve që kanë nevojë për kujdes spitalor detyroi Ministrinë e Shëndetësi të rihapë spitalin Covid 3, ndërkohë që në gadishmëri është dhe Covid 4.

Në 24 orët e fundit janë infektuar me Covid 502 persona. 4 qytetarë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.519 që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 12.108 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

393 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që MSH bën thirrje për vaksinimin e popullsisë. Shtatori është muaj i hapur për vaksinim, për çdo person mbi 18 vjeç.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA