Ministria e Shëndetësisë njofton se 24 orët e fundit janë kryer 5544 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me Covid 740 qytetarë, ndërsa 252 raste janë regjistruar vetëm në Tiranë.

Katër qytetarë nuk mundën të fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit, dy prej tyre nga Tirana të moshave 54 dhe 87 vjeç, një 64-vjeçar nga Kavaja dhe një 69-vjeçar nga Fieri.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin mjekim 152 pacientë, 15 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa në të gjithë vendin janë 12.129 pacientë aktivë me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 715 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 137,587 që nga fillimi i epidemisë.

Janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 740 qytetarë, në këto bashki:
252 raste në Tiranë, 51 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Durrës, 33 në Sarandë, nga 30 raste në Lushnje, Lezhë, 23 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Korçë, nga 19 raste në Librazhd, Berat, 13 në Kavajë, 11 në Elbasan, 9 në Mat, nga 8 raste në Has, Devoll, Dimal, Gramsh, 7 në Kamëz, nga 6 raste në Kurbin, Himarë, nga 5 raste në Kolonjë, Mallakastër, Bulqizë, Vau i Dejës, nga 4 raste në Kukës, Dibër, Roskovec, Patos, Gjirokastër, Peqin, nga 3 raste në Prrenjas, Poliçan, Kuçovë, Selenicë, Divjakë, Rrogozhinë, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, nga 1 rast në Maliq, Memaliaj, Delvinë, Fushë Arrëz.

Statistika (07 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 740
Të shëruar në 24 orë 715
Të shtruar në spitale 152
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5544

Testime totale 1,088,518
Raste pozitive 152,239
Raste të shëruara 137,587
Raste Aktive 12,129
Humbje jete 2,523

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4571
Shkodër 1785
Durrës 1068
Fier 945
Vlorë 895
Lezhë 799
Elbasan 612
Berat 427
Korçë 315
Gjirokastër 259
Kukës 235
Dibër 218

Top Channel