Çmimet po njohin vetëm rritje, e fundit është buka çmimi i të cilës pritet të rriten në kryeqytet, duke nisur nga dita e nesërme.

Këtë e pohojnë punonjës të furrave. Sot, një bukë të zezë masive, gazetarja e Top Channel, Juli Ristani e bleu për 90 lekë.
Por, çfarë thonë qytetarët, lidhur me këtë lajm?

Çmimi i bukës do të rritet, sepse përveç miellit janë rritur gjithë artikujt e tjerë që ndikojnë në rritjen e çmimit, që nga letra, ambalazhi, margarina, vaji, gjalpi, sheqeri, lyerja etj. Unë punoj prej 18 vjetësh në këtë furrë buke. Deri tani po rezistojmë duke menduar se mbase është ndonjë rritje e përkohshme. Por premisat janë që çmimi I miellit do të rritet prapë, siç po na thonë. Kuintali i miellit është rritur me 15%. Ka qenë 48 mijë lekë, është bërë 55 mijë lekë dhe në ditët në vazhdim do shkojë 60 mijë lekë”.

Çmimi i miellit ka të paktën një javë e ca që është rritur. Ata të shumicës thonë se ka mungesë prodhimi, është rritur në bursë, ku dimë gjë neve”.

Mielli është rritur se unë kam një jetë që bëj dhe shes peta byreku, që të ushqehem. Ka nja një javë që është rritur”.

Po, na thanë shitëset, se do të rritet nga nesër çmimi I bukës. Kur i pyeta se pse, më thanë se është rritur çmimi i miellit”.

Mos të hamë fare, të mbajmë peris. Pensioni 120 mijë lekë, tani do rritet dhe çmimi I bukës dhe hajde merre vesh”.

Të na rrisin edhe pensionin, se edhe për ilaçet, edhe për dritat, ujin, edhe për perimet, edhe për bukën, për gjithçka nuk ja dalim dot, po të mos kishim ndihmën e fëmijëve”.

Po ja do bëjmë kështu tani, një ditë do hamë, një ditë do rrimë pa ngrënë”.

Unë jetoj në Gjermani. Çmimet këtu janë shumë të larta, njësoj me Gjermaninë. Këtu vetëm uji është lirë, 1 mijë lekë bidoni. Qejf i madh është kur vij këtu, ama qejf më i madh është kur iki”.

Top Channel