Alarm i rremë! Çanta e braktisur në Tiranë ishte bosh
07/09/2021 11:00
Një çantë shpine e gjetur nga një punonjës policie, rreth orës 09:15, në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, ngriti ‘në këmbë’ policinë.
Pasi shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere për veprime të metejshme, rezultoi se çanta ishte bosh.
“Çanta e konstatuar në rrugën “Mustafa Matohiti” nuk kishte asgjë në brendësi të saj, ishte bosh”, njofton policia.
Dyshohet se çanta ishte e braktisur.
Top Channel